Një 70-vjeçar është gjendur i vdekur në banesë pasditen e së martës në qytetin e Korçës.

Në komunikatën zyrtare, policia ka njoftuar se rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.

“Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.