Kronike
E rëndë/ Gjendet në kanal trupi i pajetë i një 21-vjeçari
Polumbarët e Reneas kanë gjetur trupin e pajetë të një 21-vjeçar, në një kanal me ujë në fshatin Çukas të Lushnjës.
Mbrëmjen e së enjtes, në komisariat është bërë kallëzim nga një 37-vjeçar, pasi 21-vjeçari prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, i cili vuante nga epilepsia.
Paraditen e së premtes, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, eshtë bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë e 21-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.