Kronike
E rëndë/ Gjyshi plagos me çifte mbesën në Patos
Një 25-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi është qëlluar me çifte nga gjyshi i saj. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Patos. Paraprakisht raportohet se i moshuari ka qenë duke pastruar armën e zjarrit, tip çifte, kur kjo e fundit është shkrehur aksidentalisht.
E reja që ka qenë në një dhomë me gjyshin e saj, është plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit. Ajo mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por nuk dihen ende të dhëna të tjera për të. Ende nuk janë zbardhur emrat e personave të përfshirë në ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.