Connect with us

Kosova

E RENDE/ Hapa radikalë nga BE-ja për shkak të sjelljes së Kurtit

Sociologuserb Vladimir Vuletiç vlerëson se nuk duhet të presim hapa apo lëvizje radikale nga BE-ja drejt Albin Kurtit dhe se hapja e çështjes së liberalizimit të vizave është atuti i Unionit në kushtëzimin e mundshëm të Prishtinës.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme se Albin Kurti që nga fillimi i mandatit të tij është duke ndjekur një politikë të njëanshme, qëllimi i vetëm i së cilës është njohja reciproke e Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi gjithshtu se Kurti e ka zbutur “retorikën formale” duke pranuar të marrë pjesë në bisedime, por se e ka kompensuar në një mënyrë tjetër.

Ai dyshon se vendosja e mundshme e sanksioneve ekonomike shtesë ndaj Kosovës do të ndryshonte kursin politik të Prishtinës, por kushtëzimi me liberalizimin e vizave mund të jetë “atuti” i BE-së që mund të ketë efekt.

“Për sa i përket sanksioneve ekonomike, është pa dyshim diçka që më së paku i shqetëson shqiptarët. E pamë që nuk kujdesen shumë për këtë. Persa i përket liberalizimit të vizave, është diçka që Bashkimi Evropian e ka si atu në dorë dhe nëse dhe në çfarë mase do ta përdorë atë, mbetet për t’u parë” – deklaroi Vuletiç dhe supozoi se ndryshimi i qëndrimit të Perëndimit ndaj Prishtinës do të ndodhte edhe nëse do të kishte një nomenklaturë të ndryshme në SHBA sepse “do të përdoreshin mekanizma të ndryshëm”.

Advertisement