Connect with us

Kronike

E RËNDË/ Helmohen 9 persona në Shëngjin, nisen me urgjencë në spital

Janë helmuar në Shëngjin 9 persona.  Personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Lezhës, teksa bëhet me dije se janë helmuar nga një material kimik. Të gjithë të helmuarit janë shtetas nga Kosova.

Lajmi i perditesuar

Njëzet pushues nga Kosova janë helmuar në një hotel në Shëngjin. Sipas mediave të Kosovës, shkak është bërë dezfiektimi me një material kimik. Një reagim e ka patur edhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu i cili bëri të ditur se janë 9 persona të shtruar të spitalin e Lezhës e jo 50 siç ishte raportuar më herët. Megjithatë, burime bëjnë me dije se janë rreth 20 persona pushues të cilët janë paraqitur ne urgjencën e spitalit te Lezhës dhe qendrën verore Shëngjin me shenja helmimi. Në lidhje me rastin po kryhen verifikime, ndërsa gjendja e pushuesve paraqitet e stabilizuar. Ndreu sqaroi shkakun e kësaj ngjarjeje, në hotelin ku kanë ndenjur turistët dhe shtoi se çdo gjë është raportuar për mënyrën se si ka ndodhur kjo ngjarje, edhe në spitalin e Lezhës. Ndërkaq kryetari Ndreu sqaroi se të gjithë personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë marrë raportet mjekësore përmes një kartele ku pasqyrohet e gjithë trajtimi mjekësor, që sipas tij këto janë çështje protokolli, ndryshe funksionon sistemi këtu në Shqipëri, ndryshe në Kosovë.

“Për të vërtetuar në gjurmët në gjak për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu. Më tej, ai shtoi se standardet e ushqimit që ka Lezha nuk ka asnjë vend tjetër në rajon. Në fund ai tha se mediat e bëjnë qimen tra.

Advertisement