Connect with us

Kronike

E rëndë/ Humb jetën një turist në kanionin e Langaricës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë e mërkurë në kanionin e Langaricës në Përmet ku një turist ka humbur jetën në kanionin  e Langaricës

Burimet nga vendngjarja konfirmojnë se shtetasi huaj ishte turist që kishte shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë. Shkak për mbytjen e tij ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut e për rrjedhojë ka dalë nga shtrati lumi Langaricë.

Policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë në vendin e quajtur Mulliri i Bënjes. Ndërkaq rrezikohet edhe jeta e turisteve të tjerë në Langaricë.

Policia si dheforcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet kanë shkuar në vendngjajre dhe po punojnë për shpëtimin e turistëve të tjerë.

Advertisement