Connect with us

Rajon

E rëndë/ I riu shqiptar tenton të vrasë ish-partneren

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Paleo Faliro, Greqi.

Mediat greke raportojnë se një 26-vjeçare nga Shqipëria, së bashku me vëllain e saj dhe një 30-vjeçar grek teksa udhëtonin me makinë janë qëlluar me armë zjarri nga ish-partneri i 26-vjeçares i cili është gjithashtu shqiptar.

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga kjo ngjarje dhe janë dërguar në spital, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja nga një pistoletë me kalibër 9 mm.

Menjëherë pas të shtënave shqiptari ende i paidentifikuar është arratisur. Policia greke vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement