Connect with us

Bota

E rëndë/ Ishte marrë peng nga i dashuri i nënës, 4-vjeçari qëllohet për vdekje nga policia

Një djalë katër vjeçar dhe ish-partneri i nënës së tij u vranë pasi policia qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre në një shtëpi në Illinois.

Terrell Marshan Miller po mbahej peng më 16 mars të këtij viti kur policia mbërriti në vendngjarje. Pamjet e të shtënave u publikuan këtë muaj pasi një prokuror nuk gjeti ‘asnjë bazë’ për të akuzuar dy oficerët e përfshirë.  Një grua u dëgjua duke bërtitur për ndihmë: Ai po më godet me thikë. Ndërsa oficerët hynë në shtëpi.

Terrell u dëgjua duke qarë kur sulmuesi, Anthony George, shkoi drejt oficerëve. Ai mbante fëmijën dhe një thikë në dorë. Policia më pas qëlloi, duke goditur Terrell-in në kokë dhe George, partnerin e mamasë së Terrell-it, në qafë. Të dy vdiqën. Toger Nick Goc dhe oficeri Korri Cameron u pezulluan nga puna pas të shtënave fatale.

George kishte refuzuar kërkesën e policëve për të hedhur armën dhe për të liruar fëmijën, kur oficerët e qëlluan. Një hetim i brendshëm për këtë çështje po vazhdon, por avokatja e Keiannas tha se klientja e saj ka në plan të padisë oficerët pasi mendon që vepruan në mënyrë të pamatur.

Advertisement