Kronike
E rëndë/ Makina përplas 50-vjeçaren, detajet e para

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

