Kronike
E rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq. Mësohet se një makinë ka përplasur me për vdekje një këmbësor në fshatin Drithas.
Ende nuk dihet identiteti i drejtuesit të makinës apo të personit që mbeti i vdekur nga aksidenti. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

