Connect with us

Kronike

E RENDE/ Masakrohet me thikë 20 vjeçari

Një 20-vjeçar shqiptar nga Korça është vrarë në mënyrë brutale në Suedi, ku është qëlluar mbi 25 herë me thikë nga disa persona me kombësi arabe. 20-vjeçari Lauren Spaho kishte shkuar në Suedi 7 muaj më parë, ku edhe punonte në ndërtim.

20-vjeçari është dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Për ngjarjen, policia suedeze fillimisht ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe dhe më pas është dhënë masa arrest me burg për 5 prej tyre. Edhe dy të tjerë janë liruar më pas dhe tashmë në burg për krimin ndodhen 3 persona. Autoritetet suedeze kanë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe më pas policia shqiptare ka lajmëruar familjen e 20-vjeçarit për ngjarjen e rëndë.

Edhe pse kanë kaluar 10 ditë, familja e 20-vjeçarit po has vështirësi për marrjen e trupit të djalit të tyre dhe sjelljen në Shqipëri. Në një komunikim për News24 familja e 20-vjeçarit pretendon se autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur kërkesave të tyre për ndihmë që të marrin trupin e djalit të tyre. Madje babai i Laurenit ka tentuar vetë të shkojë në Suedi që të marrë trupin e djalit, por nuk është lejuar. Po ashtu familjarët pretendojnë se ambasada shqiptare në Suedi nuk i ka ndihmuar. Ndërsa autoritetet suedeze kërkojnë që të përfundojnë të gjitha procedurat hetimore dhe nuk po lejojnë marrjen e trupit të 20-vjeçarit nga familja.

Advertisement