Connect with us

Kronike

E RËNDË në Durrës/ “Më përdhunoi”, 32-vjeçari përfundon në pranga pas denoncimit

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditë ne ostme, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 24-vjeçare. Policia ka njoftuar se e reja ka bërë kallëzim penal në polici, duke akuzuar 32-vjeçarin se ka kryer marrëdhnëie seksuale me dhunë me të. Mësohet se e reja ëhstë dërguar për kontroll mjekësor, për të verifikuar nëse akuzat qëndrojnë, teksa 32-vjeçari po qëndron në paraburgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh vunë në pranga shtetasin shtetasin A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se shtetasi A. Rr. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Vijojnë veprimet hetimore, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Advertisement