Kronike
E rëndë në Durrës/ Qëllohet me thikë një person

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 12 të qytetit të Durrësit. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, si pasojë e së cilit ka mbetur i plagosur lehtë një person. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë.
Deri më tani ende s’ka një sqarim të plotë të asaj që ndodhi. Pritet që në orët në vijim, Policia të dalë me një njoftim për ngjarjen.

