Connect with us

Aktualitet

E rëndë në Gramsh! Helmohen në kopësht rreth 70 fëmijë, konsumuan ushqim me salmonelë

70 fëmijë të një kopshti në Gramsh janë helmuar nga ushqimi. Raportohet se analizat te fëmijëve treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës. Një grup i madh i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin e qytetit të Gramshit dhe kjo ka alarmuar prindërit.

Burime jo zyrtare bënë me dije se të paktën 70 fëmijë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një kopsht shtetëror në qytetin e Gramshit. Ata i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe analizave por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën që dyshohet se është edhe më e rëndë sesa thuhet paraprakisht pasi analizat kanë treguar prani të madhe të bakterit të salmonelë.

Fillimisht prindërit kishin dyshuar për gjendje gripale të fëmijëve, por analizat  e kryera treguan se ata ishin helmuar nga ushqimi. Helmimi u shkaktoi temperaturë të lartë, përzierje dhe dhimbje të forta koke.

Advertisement