Connect with us

Kronike

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar plagoset nga marokenët

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Veneto të Italisë, ku një 18-vjeçar është goditur disa herë me thikë nga disa persona. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Piazza Marconi dhe sherri ka nisur për motive të dobëta.

Burimet bëjnë me dije se kanë qenë disa shtetas marokenë, adoleshentë, që kanë goditur 18-vjeçarin.

Ky i fundit ka marrë lëndime në krah dhe në brinjë. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sherre të tilla mes të rinjve emigrantë janë pothuajse të përditshme në shumë zona të Italisë.

Advertisement