Kronike
E rëndë në Itali: Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar teksa po kalonte vijat e bardha
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali. Një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha. Viktima është identifikuar si Roel Abedoni.
Ngjarja e rëndë është regjistruar më 12 tetor në zonën e Guidonia, pranë kinemasë Space.
Shqiptari u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Tivoli San Giovanni Evangelista ku ndërroi edhe jetë.
Makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin. Ai rezultoi negativ për alkool dhe drogë, raporton La Repubblica.
Ndërkohë autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.