Kronike
E rëndë në Mirditë, vetëmbytet 56-vjeçari në rezervuarin e fshatit, nisin kërkimet për trupin

Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.
Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor. Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

