Kronike
E rëndë në Tiranë/ Gjendet e varur 20-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në kryeqytet. Një 20-vjeçare është vetëvarur për motive të paditura.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Panorama” në Tiranë.
E reja është gjetur e pajetë nga familjarët në banesën e saj.
Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë viktimën me inicialet T.V të ndërmerrte aktin e rëndë për jetën.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.08.2022, në rrugën “Panorama”, në banesë është gjetur nga familjarët e pajetë, e vetëvarur, shtetasja T. V., 20 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.