Connect with us

Bota

E rëndë/ Nëna nxjerr në shitje vajzën e mitur për 500 euro dhe më pas e braktis

Një nënë është akuzuar se ka tentuar të shesë vajzën e saj 18 muajshe për 500 dollarë në fillim të këtij muaji. Jessica Woods u pa duke u sorrollatur rreth një biznesi me fëmijën e saj të vogël në Palatka, Florida. Një punonjës i biznesit iu afrua nënës 33-vjeçare për t’i ofruar ndihmë, por Woods më pas e pyeti nëse donte të blinte fëmijën e saj.

Woods dhe fëmija ishin parë përreth zonës për disa ditë përpara se qytetari t’i afrohej. Qytetarja anonime ishte punonjëse e biznesit dhe njihte Woods-in vetëm sepse kishte frekuentuar zonën.

Sipas policisë kur personi refuzoi të blinte fëmijën, Woods u largua duke lënë pas vajzën e saj. Qytetari e dërgoi fëmijën në departamentin e policisë dhe informoi oficerët për komentet e pretenduara të Woods.

“Oficerët e Policisë së Palatkës me ndihmën e Avokatit të Viktimave të Departamentit ofruan kujdes për fëmijën derisa Departamenti i Fëmijëve dhe Familjeve u përgjigj dhe mori kujdestarinë e saj”, tha policia.

Fëmija i vogël është vendosur që atëherë në kujdestari dhe Woods u arrestua më 7 mars. Ajo u akuzua për abuzim të rëndë të fëmijëve, neglizhencë të fëmijëve dhe braktisje të një fëmije.

Në një foto nga Departamenti i Policisë së Qarkut Putnam, nëna mund të shihet duke parë drejtpërdrejt kamerën me sy të fryrë. Një urdhër është nënshkruar që do të thotë se Woods nuk mund ta shohë ose të kontaktojë vajzën e saj.

Advertisement