Connect with us

Bota

E rëndë/ Pasagjerja mbetet e bllokuar në shkallën elektrike, këput njërën këmbë

Një grua tajlandeze humbi këmbën e saj kur ajo mbeti e bllokuar në një shkallë elektrike në një aeroport të Bangkok, Tajlandë të enjten.

Pasagjerja, 57 vjeçe, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, do fluturonte për në aeroportin Don Mueang të Bangkok, kur ajo u përplas mbi valixhen e saj dhe këmba e saj i ngeci te shkallët elektrike në Terminalin 2 të aeroportit.

Ekipi mjekësor u përpoq që t’ia hiqte këmbën nga shkalla, por kur nuk e arritën diçka të tillë ata vendosën t’ia prejnë nga sipër gjurit.

Gruaja fillimisht u dërgua me urgjencë në Spitalin Bhumibol Adulyadej, ku i thanë se këmba e saj nuk mund të ribashkohej me pjesën e prerë. Por disa mjekë i kanë thënë se pjesët e këmbës mund të ribashkohen dhe tani ajo ka pak shpresa.

Pasagjerja këput këmbën në shkallët elektrike të aeroportit

Drejtori i aeroportit Don Mueang, Karun Thanakuljeerapat i shprehu ngushëllimet pasagjeres në lidhje me incidentin që i ndodhi dhe tha se aeroporti do të mbulojë shpenzimet mjekësore të saj dhe është i hapur për të diskutuar kompensimin shtesë.

Shkallët elektrike ku ndodhi incidenti janë prodhuar në vitin 1996 nga kompania japoneze Hitachi. Pas incidentit u gjetën rrota valixhe nën shkallë, megjithëse ende nuk dihet se si ndodhi incidenti i rëndë.

Advertisement