Kronike
E rëndë/ Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën kryefamiljari
Në orët e para të mëngjesit, një banesë në Shkodër është shkrumbuar nga flakët. Si pasojë ka humbur jetën kryefamiljari 52-vjeçar, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.
Ngjarja e ndodhur në lagjend Zogaj, dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa grupi hetimor po punon me përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.