Kronike
E rëndë/ Përplaset nga treni e moshuara shqiptare
Një 74-vjeçare shqiptare është përplasur nga një tren në linjën Romë-Viterbo.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin Caseno, aty ku mbërritën menjëherë dy ekipe zjarrfikëse, karabinierët dhe policia hekurudhore.
Mediat italiane raportojnë se e moshuara mori ndihmën e parë dhe më pas u transportua me urgjencë në spital.
Qarkullimi hekurudhor u ndërpre përkohësisht deri në një njoftim të dytë.