Connect with us

Kronike

E rëndë/ Shqiptari vetëvaret me çarçaf brenda komisariatit grek

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në paraburgimin e Departamentit të Policisë në Kalkidë të Greqisë, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij.  Mediat greke raportojnë se burri me origjinë shqiptare është gjetur i varur me çarçaf brenda qelisë nga efektivët e policisë. Nuk dihet ende arsyja pse shqiptari (identiteti i të cilit ende nuk dihet), i ka dhënë fund jetës.

Një 52-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në rajonin e policisë në Kalkidha, 70 km në veri-lindje të Athinës. Viktima është identifikuar si Kastriot Periku, nga Skrapari.
Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodh gjatë orëve të natës të së enjtes 20 korrik.
Sipas njoftimit për shtyp të drejtorisë së policisë të Kalkidhës, shtetasi shqiptar ishte ndaluar prej policisë dhe mbahej në qeli për t’u dërguar në gjykatë për masë sigurie. Në rrethana që ende nuk dihen, ai u gjet i varur me një çarçaf në kangjellat e qelisë. Menjëherë u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Advertisement