Connect with us

Kosova

E RËNDË/ Shtatë djem rrëmbejnë e përdhunojnë 15-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një 15-vjeçare është përdhunuar dhe më pas është futur në bagazhin e një makine. Mediat e Kosovës raportojnë se shtatë djem e kanë rrëmbyer të miturën dhe e kanë çuar në një hotel, ku dhe e kanë përdhunuar. Më pas, kur kanë dalë që aty, ata e kanë futur vajzën në bagazhin e makinës. Policia i ka ndaluar të rinjtë për kontroll dhe ka zbuluar 15-vjeçaren në mjet. Vajza ësht marrë në pyetje dhe ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie intime vetëm me njërin prej tyre, por dyshimet janë se ajo është abuzuar nga të gjithë. Pritet kryerja e ekspertizës për të miturën, ndërkohë që bëhet me dije se të shtatë djemtë janë dërguar në paraburgim.

Advertisement