Connect with us

Kronike

E rëndë/ Tre pushues nga Maqedonia gati sa nuk mbyten në det

Tre turistë nga Maqedonia e Veriut, rreth të 60-ave kanë rrezikuar mbytjen ditën e sotme në plazhin e Golemit.

Mësohet se ata janë nxjerrë nga deti në gjenjde të rëndë.

Fillimisht janë nxjerrë nga deti dy prej tyre, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Rreth 30 minuta më pas është nxjerrë nga uji edhe një person i tretë, i cili është pikasur nga pushuesit e tjerë dhe më pas është dërguar drejt spitalit.

Advertisement