Connect with us

Pinknews

“E sëmurë psikologjikisht”/ Gazetarja e njohur habit me analizën për Parashqevi Simakun

Ditët e fundit, televizionet shqiptare si edhe rrjetet sociale janë pushtuar nga situata e këngëtares shqiptare, Parashqevi Simakut.

Rastësisht Simaku u filmua teksa merrte ndihma si e pastrehë rrugëve të New York-ut, vite pasi ishte ‘zhdukur’ nga vëmendja e publikut shqiptar.

Pas pamjeve virale, ndjeshmëria kolektive u kthye në një garë publike për ta ndihmuar, komentuar dhe trajtuar gjendjen e saj.

Producentja Dalina Buzi, në një reagim të sinqertë në rrjetet sociale, ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e ndihmës dhe qëllimin e saj. Ajo theksoi se Parashqevia, me sa duket, kishte zgjedhur të mos ekzistonte për botën, përveçse për djalin e saj. Në këtë kontekst, përpjekjet masive për ta sjellë në qendër të vëmendjes mund të jenë më shumë dëmtuese sesa ndihmuese.

Në analizën e saj, Buzi kritikoi mënyrën sipërfaqësore dhe të nxituar të trajtimit të rasteve si ai i Parashqevisë. Ajo theksoi se ndihma e ofruar nga shqiptarët ishte e bazuar në kujtime nostalgjike dhe dëshirën për ta parë atë si dikur, duke injoruar realitetin e saj të sotëm.

Buzi sugjeroi se në vend që të ngremë spektakël përmes ndihmës, do të ishte më e udhës që fondet e mbledhura për Parashqevinë të përdoren për trajtimin e saj profesional në një qendër të specializuar, me ndihmën e psikologëve dhe avokatëve që mund të ndihmojnë në rivendosjen e lidhjes me djalin e saj.

Advertisement