Politike
E shtyu në tetor, në nëntor do shohim
Rama tregon pse u shty fasha 800 kilovat për muajit tetor: Në nëntor do të shohim parametrat
Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët online ka shpjeguar edhe një herë se pse u shty fasha 800 kilovat për konsumatorët.
‘Vendosëm ta shtyjmë për 2 arsye; elementi i para janë reshjet. Kemi pasur reshje shtuar kuotat në hidrocentrale. Element i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë më e ulët se parashikimi. Kështu që ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë.
Nëse trendi i kursimit e reshjet do vijojnë ne do e kalojmë pa asnjë të papritur tetorin. Në nëntor do vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimit, në bazë të parametrave. Kjo është objektive.’ – tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se të ardhurat nga energjia elektrike përdoren për të mbrojtur qytetarët.
‘Nëse ka sot një mburojë mbi çmimin e energjisë dhe nëse sot familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nuk kanë asnjë qindarkë rritje çmimi. Shikoni në faturën e energjisë dhe shikoni midis çmimit që ju e paguani dhe çmimit real. Në atë diferencë është qeveria shqiptare që mbron çmimin tuaj. Ato të ardhura plus përdoren për të mbrojtur qytetarin.’- u shpreh Rama.