Connect with us

Politike

“E treta e vërteta”, Ahmetaj gati të plasë bombën për Edi Ramën

Ish Zëvendës kryeministri Ahmetaj ka vendosur të plasë bombën për Edi Ramën në një intervistë të tretë, ku do të prezantojë lidhjet e kryeministrit me botën e krimit, oligarkisë dhe sistemin e kleptokracisë që e ka kthyer në art gjatë qeverisjes 12 vjeccare.

Çorapekuqi i bashkisë së Tiranës që ndiqte dikur gazetarët me sëpatë është shndërruar në profesor grabitjesh monstruoze të aseteve publike, bashkëpunëtor kriminelësh dhe magjistar i zhdukjes së pasurive kombëtare për interesat eortakëve të tij.

Intervista e III e  Ahmetajt vjen në një moment kruçial për bandën e Edi Babës, të cilit ushtria e hajdutëve po i paraqitet çdo ditë në dyert e SPAK. Naltgjatësisë po i firojnë shokët një e nga një dhe vajtja në zgjedhjet e 2025 do të jetë një kalvar i gjatë me heronj ramistë që do të jenë banorët e rinj të burgjeve.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama. “Së shpejti “La Piovra 3”!”, shkruan Çim Peka krahas një fotoje të një interviste të mëparshme me Arben Ahmetajn.

Arben Ahmetaj ka dhënë dy intervista televizive për gazetarin Çim Peka, ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.

Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të RAI, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar.

Në intervistën e fundit të Ahmetajt kanë dalë në pah lidhjet kriminale të Edi Ramës në aferën e shekullit, atë të inceneratorëve, ku is dyshi i qeverisë akuzon kryeministrin si koka e inceeratorëve.

Një fakt i rëndë që rëndon Edi Ramën është lidhja e tij me AKSH, ku familja e KM është përgjuar për aferën 43 milionë euro

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës dhe një nga njerëzit me më shumë informacion brenda qeverisë së Ramës, për shkak të detyrave qe ka mbajtur dhe afërsisë me Ramën, Arben Ahmetaj, ka treguar se familja kryeministrore është përgjuar ambientalisht dhe ka regjistrime aferash korruptive të familjarëve të kryeministrit.

Ahmetaj deklaroi se familjarët e Edi Ramës kanë marrë 43 milion euro nga AKSHI. Më tej ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se edhe “Eco Parku” është pjesë e aferave korruptive që ka ngritur Edi Rama. Arben Ahmetaj, i ftuar në “Çim Peka Live” në SYRI TV”, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë duke firmosur drejtpërdrejtë dhe për këtë ekziston letra. Ndërkohë Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Rama se bashkëpunon me bandat kriminale, pasi siç theksoi ai, ka dijeni se i ka pritur madje edhe në zyrë në Kryeministri. Nga ana tjetër, Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal gjatë një takimi në Dubai.

“Doni fakte, doni oborrin e familjes së Edi Ramës. Ja AKSHI ku është. Ka kohë  që investigohet, është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK, edhe mund ta zhdukin, por dikush e ka tjetër. Dikush e ka, dhe ai dikush më ka garantuar se një kopje e saj, është në një kuti. Kanë bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit tek AKSHI. 43 mln nëpërmjet prestanomeve. I është përmendur emri për shumë, shumë gjëra në atë përgjim ambiental. Nuk janë thashetheme.

Dhe që atë ditë, ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit, prestanome, që ka marrë 43 mln, që është rritur në mënyrë të papritur, ju këput filli trak. Pse, se u thërrit në SPAK dhe deponoi. U thërrit në SPAK dhe deponoi. Çfarë ka thënë në SPAK unë e di. Me siguri edhe kryeministri e di. Deri sa e di unë, sigurisht që e di dhe kryeministri. Këtu janë 43 mln. Dhe tani është në kontroll të dikujt tjetër. AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën”, tha Ahmetaj.

Advertisement