Connect with us

Bota

E trishtë/ Banorët e Gazës dynden për të marrë ushqimet bazë

Pamje dëshpëruese nga Gaza. Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRWA) njofton se mijëra banorë të Gazës kanë hyrë në magazina dhe qendra të shpërndarjes në jug dhe në qendër të Rripit të Gazës duke marrë miell dhe furnizime të tjera bazë.

“Kjo është një shenjë shqetësuese se rendi civil ka filluar të prishet pas tre javësh lufte dhe një rrethimi të ngushtë në Gaza”, tha UNRWA në një deklaratë.

“Njerëzit janë të frikësuar, të frustruar dhe të dëshpëruar. Tensionet dhe frika përkeqësohen nga ndërprerja e linjave të internetit.”

Pamje të TRISHTA/  Banorët e Gazës dynden në magazinat e

Foto nga momenti kur banorët marrin ushqimet

Lufta Izrael-Palestinë (përditësimi i fundit)

Konflikti në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez Hamas nisi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i papritur me breshëri raketash dhe depërtimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës. Më shumë se 8000 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 6,546 palestinezë dhe 1,400 izraelitë. 2.3 milionë banorëve të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe lëndë djegëse, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara kohët e fundit në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

Advertisement