Connect with us

Sport

E trishtë/ Boksjeri humb jetën pas nokautit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një dueli në ring. Luis Quinones ishte një emër i ri në botën e boksit, i cili dha jetën në “fushën e betejës”.

Në një ndeshje të peshave super të lehta për titullin kampion kombëtar, ai u ndesh me Jose Munoz (21), një luftëtar i pamposhtur deri në atë moment. Quinones 25-vjeç jo vetëm që u mposht për herë të parë, por dje, pas pesë ditësh në koma të induktuar, ai ndërroi jetë.

Boksieri kolumbian është rrëzuar përtokë pas goditjeve që ka marrë nga kundërshtari i tij në raundin e 8-të. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Barranquilla, ku u fut në një gjendje kome të induktuar.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë i vdekjes së një boksieri këtë vit. Një tragjedi e ngjashme ka ndodhur më herët në Afrikën e Jugut. Disa muaj më parë, boksieri afrikano-jugor Simiso Buthelezi (24) vdiq pasi pësoi lëndime në tru në një ndeshje në peshë të lehtë kundër bashkatdhetarit të tij Siphesihle Mntungwa.

 

 

Advertisement