Kronike
E trishtë/ Një grua gjendet e pajetë brenda banesës, detajet e para

Një 62-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Gjorm.
Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 06.04.2025, në fshatin Gjorm, Vlorë, dyshohet se ka humbur jetën në banesë, si pasojë e një arresti kardiak, shtetasja H. V., 62 vjeçe”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

