Kronike
E vrau pronari grek/ Gjendet trupi i mbuluar me gjethe
51-vjeçari shqiptar Ylli Mera i shpallur i zhdukur ditën e djeshme në Selanik, Greqi është gjendur i vdekur.
Trupi i tij i pajetë është gjetur i mbuluar me gjethe. Ishin familjarët ata që dhanë alarmin për zhdukjen e tij pasi frikësoheshin se jeta e tij është në rrezik.
Mera punonte me dru në pyll dhe të afërm të tij thonë se autor është pronari i tij grek i cili e trajtonte shqiptarin si skllav.
Rrëfimi i të afërmve
“Grku eshte grek dhe i bon si te doje lajmer por realisht e ka vra pronari ne pyll se ka pas punu me dru ne pyll pronari eshte plagos pre cik ne krah kurse ylli eshte hum pronari ka dhen disa her versione jo e kam len ketu jo e kam len aty por keto si familje jan te lodhur hallegjinj dhe sdin qa me bo ka shku jje vella i tyre me e kerku por ai as gjuhen se di.
Sot u gjet trupi te vendi i punes mbuluar me gjethe ka psa dy muj qe donte me ardh per shqipri dhe nuk e lete pronari grek me ardh thjesht e mbante si skllav dhe nuk i ka dhen asni lek me dergu ne shqipri ka qen shum i urt shum I qet faj me i madh qe ka bo ky ndoshta ka ngarku gjynah duke pre dru.”
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë i vëllai i cili shkruan: Qofsh i Xhehnetit!