Kronike
E vrau vetëm apo me prindërit? Karta e memories e Mark Samson hedh dritë mbi vrasjen e shqiptares

Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulas, nga i dashuri i saj filipinas. Sipas mediave italiane momenti kur Mark Samson vendosi valixhen ku kishte futur trupin e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, në bagazhin e makinës së tij dhe më pas e hodhi nga një shkëmb mund të jetë filmuar.
Në makinën tip Ford Puma që përdori 23-vjeçari për të transportuar trupin e pajetë të shqiptares kishte një kamera, e cila përdoret për të marrë më shumë informacion mbi dinamikën e aksidenteve ose thjesht për të kapur imazhe të përgjithshme të peizazheve. Normalisht kamera drejtohet nga pjesa e jashtme e automjetit, por mund të filmojë edhe pjesën e brendshme të makinës.
Dhe në këtë rast duket se kamera e makinës ka kapur edhe pjesën e pasme të makinës dhe për rrjedhojë momentin kur Mark Simson vendozi valixhen e zezë brenda bagazhit. Gjithashtu i riu u tregoi vetë autoriteteve se ku ndodhej karta e memories që e kishte hequr nga kamera dhe e kishte fshehur në një mobilje në shtëpinë e tij.
Nuk është e sigurt nëse imazhet mbeten në kujtesën e pajisjes, pasi ato normalisht mbishkruhen ciklikisht pas disa orësh. Megjithatë, ajo që duket e sigurt është se kamera e makinës ishte e ndezur.
Qëllimi i Samsonit është të ofrojë prova të mëtejshme për të demonstruar se ai veproi i vetëm, duke hequr dyshimin se u ndihmua nga prindërit e tij për të fshehur trupin e Ilarias në valixhe dhe për ta transportuar në Capranica Prenestina, mbi 50 kilometra nga apartamenti në Via Homs ku u vra studentja 22-vjeçare.

