Connect with us

Pinknews

E vulos/ Rike Roçi i shpall luftë të hapur kësaj banoreje

Rike ka debatuar përsëri me Ilnisën dhe së fundmi ka vendosur të diskutojë me Rozën në mënyrë që t’i shpjegojë arsyen e debatit.

Rike shprehet që nuk ka simpati për Ilnisën por ajo sqaron që nuk ka thënë në asnjë moment që Ilnisa është një nënë e keqe.

Rike: Unë s’kam simpati për të, por s’kam thënë asnjëherë që është nënë e keqe. Unë e di që ajo është një nënë shumë e mirë dhe e fortë përderisa e rrit një fëmijë vetëm. Unë e pyeta Ilnisën që të më tregonte dhe ta njihja më mirë atë jo për ta provokuar.

“BBV” këtë vit ka nisur me debate shumë të forta mes banorëve që në ditët e para të spektaklit. Vëllai i Madh e ka dhënë dënimin e tij të parë, tek Meri, të cilën e dërgoi automatikisht në nominim për arsye të prekjes fizike kundrejt Rozës.

Advertisement