Connect with us

Bota

E zbulon gazetari amerikan: Ja plani i Trump ndaj Putin për Ukrainën

Ndërsa në SHBA, Presidenti Joe Biden po përpiqet të provojë aftësinë e tij për të mbajtur postin e tij pas atij debati shkatërrimtar që pari me Donald Trump, pyetja është nëse konkurrenti dhe paraardhësi i tij Donald Trump mund të jetë një aleat më i mirë për Ukrainën.

Në episodin e ri të podcast-it “Ronzheimer”, gaeztari i BILD Paul Ronzheimer flet me gazetarin e “Wall Street Journal” Bojan Pancevski për një presidencë të mundshme të Trump dhe ndikimin që do të kishte në luftën në Ukrainë.

“Se çfarë do të ndodhë më pas në Ukrainë varet nga qeveria amerikane dhe mbështetja e saj ushtarake për Kievin”, shprehet Pancevski.

Gazetari shpjegon se insinuatat që kandidati presidencial Trump “thjesht do t’ia linte Ukrainën Putinit” nuk janë aspak të vërteta.

“Ai ka ide të tjera se si të bëhet diçka në këtë luftë, si të zhvillohen negociatat”, tha ai.

Është e rëndësishme të theksohet se të besuarit e Trump që mund të zënë pozicione në qeverinë e tij janë të gjithë “kritikë të Putinit” dhe duan të bëjnë presion mbi tiranin e Kremlinit.

Kjo është ajo që Trump po planifikon të bëjë me Putinin

▶︎ Një marrëveshje për Putinin: Trump do t’i propozonte një marrëveshje diktatorit të Kremlinit. Dhe kjo do të përfshijë gjëra të tilla si, ‘nëse nuk bëni një marrëveshje me ne dhe nuk dëshironi një paqe të drejtë në Ukrainë, atëherë ne do t’i japim Ukrainës shumë më tepër armë. Atëherë do të sulmojmë interesat tuaja”, tha Pançevski.

▶︎ Përjashtimi nga tregjet financiare ndërkombëtare: “Për shembull, Gazprom Bank. Kjo është një bankë e madhe që trajton transaksionet për gaz, naftë dhe qymyr. Ata lejohen të punojnë normalisht në Evropë dhe kudo. (…) Njerëzit e Trump thonë se ne nuk do t’i kursejmë ata: ‘Ne do ta shkëputim plotësisht Rusinë nga sistemi financiar’, shpjegon Pancevski.

Advertisement