Aktualitet
E zë poshtë porta e objektit, ndërron jetë roja, në hetim drejtuesja teknike dhe pronari

Policia e Tiranës ka nisur procedimin për pronaren dhe drejtuesin teknik të një firme, pas aksidentit që ndodhi në ambientet e kompanisë ku humbi jetën roja i objektit.
Sipas njoftimit të policisë, procedim në gjendje të lirë ka nisur për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e premte, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në kompani, humbi jetën pas mbylljes së portës hyrëse të objektit e cila e zuri poshtë.

