Kronike
E zhdukur prej 9 vitesh/ Rrëfehet ish partneri: Siborën e kam vrarë unë
Marco Romeo, shtetasi italian i arrestuar për vdekjen e ish-partneres së tij, Paula, 28 vjeç, në Torremolinos (Málaga), ka rrëfyer se ka murosur ish të dashurën e tij Sibora Gagani, e cila u zhduk në vitin 2014. Sipas mediave të huaja, vrasësi i dyshuar i Paulës sapo kishte refuzuar të dëshmonte në Polici, por kur pa foton e Sibora Gaganit në një dërrasë, në ambientet e policisë, pranoi se e kishte vrarë dhe shtoi se e kishte rrethuar edhe me mure. Deklartaat i bëri spontanisht, pa praninë e avokatit të tij apo autoritetit gjyqësor, por më vonë kur i shkoi pranë avokati mbrojtës, u tërhoq nga rrëimi i tij. Pas atij rrëfimi të parë, edhe pse jo zyrtarisht, Policia ka kontrolluar banesën e tij, por trupi i të resë shqiptare ende nuk është gjetur.
Dyshohet se të renë e ka shpërbërë me acid, ndaj dhe në banesë është kërkuar për të gjetur gjurmët e ndonjë kimikati.
Avokati i tij ka siguruar EFE këtë të mërkurë se Marco nuk është pyetur asgjë lidhur me këtë çështje dhe gjatë deklaratës së tij para gjykatësit dhe se në asnjë moment nuk është diskutuar çështja e ish-të dashurës së zhdukur.
Romeo u arrestua nga Policia Kombëtare pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolinos, disa orë pasi trupi i pajetë i Paulës u gjet me disa plagë me thikë. Fqinjët sigurojnë se më parë ka pasur një diskutim të fortë mes të dyve. Sibora Gagani u zhduk në Torremolinos 9 vjet më parë, gjatë verës së vitit 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol. Vajza ishte me origjinë shqiptare dhe, pavarësisht se jetonte në Itali me pjesën tjetër të familjes, katër vite para se të “zhdukej”, ajo vendosi të ndërmerrte hapin për t’u shpërngulur në Torremolinos me të dashurin e saj, Marco, me të cilin kisha vetëm një vit lidhje. Ai ishte Marco Gaio, i njëjti njeri që u arrestua këtë të mërkurë nga Policia pasi dyshohet se vrau partneren e tij aktuale, Paula, 28 vjeç, në shtëpinë që ata të dy ndanin në La Carihuela. Ai e goditi 14 herë me thikë teksa po bëhej gati të shkonte në punë. Menjëherë pas arrestimit të tij, familja e Gaganit akuzon Marco edhe për zhdukjen e vajzës së tyre