Connect with us

Aktualitet

E zhdukur prej katër ditësh/ Nëna e alarmuar kërkon ndihmë në polici: Më ka ikur vajza nga shtëpia

Një vajzë e re nga qyteti i Durrësit është larguar nga banesa pa lënë asnjë gjurmë.

Ka qenë vetë nëna e saj, shtetësja me ininciale V.P, 38 vjeç ajo e cila është paraqitur në Komisariatin e qytetit bregdetar ku dhe ka ngritur alarmin se prej datën 1 korrik, vajza e saj me ininciale A.P është larguar nga banesa.

Menjëherë pas këtij denoncimi, blutë e Durrësit po punojnë me qëllim gjetjen e të resë.
“V.P., 38 vjeçe, banuese në Durrës, se më datë 01.07.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja A. P. Po punohet për gjetjen e saj.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Advertisement