Connect with us

Aktualitet

Edhe Dubai na vjen anash për çmimet e apartamenteve në Tiranë

Të blesh një apartament në qendër të Tiranës apo në zonat afër saj po bëhet gjithmonë edhe më e vështirë, pasi çmimet kanë pësuar rritje të frikshme në muajt e fundit. Sipas të dhënave të agjencive të pasurive të patundshme çmimet e apartamenteve në kullat luksoze që po ndërtohen në Tiranë ofrohen në nivelet e kullave në Dubai.

Në një nga zonat rezidenciale në qytetin e Marina Dubai çmimet e apartamenteve nisin nga 5,100 euro për metër katror, ndërsa në zonë detare afër portit Rashid çmimet e apartamenteve nisin nga 4,900 euro për metër katror. Diferencë e ngushtë çmimesh vihet re edhe për apartamentet në resortet luksoze që po ngrihen në jug të vendit. Në këto vlera shiten edhe apartamentet e kullave në kryeqytet.

Vjet çmimi i apartamenteve në një nga ndërtimet luksoze Tiranës “Book Building”, që ka filluar të ndërtohet pas Sahatit arriti në vlerën e 5,000 eurove për metër katror. Nga zyra e shitjeve gjithashtu u pohua se edhe në Rainboë Center tek ish Blloku, që është godinë me 7 kate, apartamentet u shitën me çmim 5,000 euro për metër katror.

Për agjentët e agjencive të pasurive të patundshme apartamentet në Tiranë për një periudhë afatshkurtër nuk pritet të kenë rritje të çmimeve. Por, bëhet fjalë vetëm për zonat më periferike, sepse në qendër rritja nuk ndalet.

Advertisement