Connect with us

Kosova

Edhe kushtetuesja kundër, ja pse ‘kokat e Europës’ ngritën murin para KiE

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se Kosova nuk mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pa formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe teksa kjo po kërkohet nga shtetet e fuqishme anëtare të KiE, Franca, Gjermania dhe Italia, si kusht që Kosova të bëhet anëtarja e 47-të e KiE-së.

Sipas ekspertit amerikan, këto tri shtete nuk presin që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ta miratojë Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Perspektiva në këtë moment që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës pa rënë dakord më parë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, praktikisht nuk ekziston. Gjermania, Franca dhe Italia në veçanti e bënë të qartë shumë javë më parë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës duhet të paraprihet nga zbatimi i Asociacionit nga Kosova. Përpjekja e kryeministrit Kurti për ta kthyer këtë rregull duke u bërë fillimisht anëtar i Këshillit të Evropës në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, thjesht u refuzua, sepse të tre vendet nuk besojnë apo presin që Gjykata domosdoshmërisht të miratojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, dhe mund ta gjejë atë në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës” – ka deklaruar Ben-Meir duke potencuar se “Për më tepër, Kurti në thelb e ka humbur kredibilitetin e tij në Këshillin e Evropës dhe më tej, Këshilli i Evropës nuk pritet ta vendosë në agjendën e komitetit të ministrave shqyrtimin e pranimit të Kosovës në këtë organizatë”.

Advertisement

TRENDING