Pinknews
Edhe motra edhe kunata/ Anita Haradinaj zbulon detaje nga marrëdhënia e tyre
Anita Haradinaj dhe motra e saj, Lola veç lidhjes së gjakut janë edhe kunata. Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Anita shprehet se kur ishin të vogla kanë patur rivalitet mes tyre por rritja i ka afruar shumë me njëra-tjetrën. Gjithsesi, moderatorja nuk përjashton faktin se ka herë pas here pak rivalitet mes tyre në njërën anë të marrëdhënies, kurse te tjetra gjithçka shkon më së miri.
Anita Haradinaj: Kur kemi qenë të vogla, kanë qenë më të mëdha këto ngacmimet, tani sikur janë zbutur. Tani jemi edhe kunata, me motrën e kam raportin të dyfishtë. Më shumë zihemi si motra se sa si kunata, kunata kalojmë më mirë.
Katerina Trungu: Sa mirë që arrini ta ndani, e ndani dot këtë gjë, të qenit kunata dhe motra?
Anita Haradinaj: Po për shembull, kur vjen puna të fitosh simpatinë e familjes, të babit, të vëllait, motrës tjetër, aty edhe mund të ketë pak rivalitet. Pastaj si kunata s’ke çfarë të ndash, secili ka shtëpinë e vet./