Rajon
Edhe nga humbja krijon mite/ Historiani serb dërmon Vuçiçin
Historiani i njohur serb, Milan Protiç duke iu referuar protestës së paralajmëruar të presidentit serb, Aleksandar Vuçic, ngreh paralele me antimitingjet e vitit 1996
“Le të shpresojmë se nuk do të jetë aq dramatike sa ishte në fund të vitit 1996, por është e qartë se nuk është një veprim i zgjuar dhe se në këtë moment asgjë nuk do të zgjidhet, se Serbia do të ndahet në dy pjesë dhe lideret do garojnë kush ka më shumë ndjekës e me pas do ti shtyne njerezit drejt konflikteve të pafrytshme politike që nuk çojnë në asgjë. Situata në Serbi është aq e rëndë pas asaj vrasjeve qe ndodhen, saqë secili duhet të mendojë dhe të shikojë veten në pasqyrë” – tha Protiç dhe shtoi se do të donte të shihte fillimisht anëtarët e opozitës dhe më pas të tjerët, që kushdo që mban një armë në shtëpi të shkojë, ta dorëzojë dhe ta kthejë, në mënyrë që t’i tregojnë këtij populli me shembull se çfarë duhet bërë.
Historiani serb gjithashtu theksoi se ky lloj sistemi vlerash çon në rrënim.
“Ne jemi të mashtruar. Vuçiç edhe me Kosharen (beteja e njohur e UÇK-së në mposhtjen e forcave serbe) krijon mite. Njerëzit që nuk besojnë në dhunë, janë të pafuqishëm përballë dhunës. Nëse kjo nuk i kthjellon serbët, as Zoti nuk mund t’i ndihmojë ata” – deklaroi Milan Protiç