Bota
Edhe njëherë, Macron goditet me shuplakë në fytyrë (VIDEO)
Presidenti i Francës Emmanuele Macron është sulmuar në publik. Teksa po takonte qytetarët në rrugët e Parisit, një grua e goditi me shuplakë. Pamjet janë bërë virale në rrjet ndërsa nuk dihet kur ka ndodhur pasi presidenti dhe qytetarët shfaqen me maska, masë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Ajo afrohet pranë presidentit që është i rrethuar nga bodigardët, e qorton dhe më pas e qëllon. Truprojat ndërhynë menjëherë për ta larguar. Kjo nuk është hera e parë që Macron sulmohet në publik. Një tjetër ndodhi në vitin 2021 kur e goditën me vezë.