Politike
Edi Paloka i jep detyra Gaz Bardhit: Me 20 shkurt, mos të kemi llafe, ju dua në shesh
“Rithemelimi”, ka mbledhur Këshillin Kombëtar në selinë blu, për të ndarë detyrat për protestën e 20 shkurtit.
Deputeti, Edi Paloka ka thënë se kjo do të një mbledhje organizative në lidhje me protestën, e cila sipas tij gjënë më kryesore do të ketë pjesëmarrjen.
Paloka tha po ashtu, se dukeqenëse lideri i PD, Sali Berisha është në arrest shtëpia ata do duhet të punojnë dhjetë herë më shumë dhe t’i tregojmë të gjithëve që ne nuk pajtohemi me diktaturën.
Për situatën politike jemi të qartë. Jemi në kushtet kur lideri i opozitës është “ arrest shtëpie”. Në parlament, opozitës i janë hequr të gjitha të drejtat e saj kushtetuese.
Reagimet e tyre erdhën vetëm në momentin kur parlamenti mori zjarr. Me këtë dua të them që nëse nuk reagojmë ne, as ndërkombëtarët nuk do ta vijnë pas.
Te protesta e 20 shkurtit, demokratët presin shumë. Gjëja kryesore do të jetë pjesëmarrja.
20 shkurti është aty, kur të jemi me dhjetëra mijëra në shesh, si ka thënë Berisha, popullin njëherë e drejton, njëherë të drejton.
Revolta, pakënaqësia tek njerëzit ka arritur kulmin. Sot jemi në një regjim diktatorial dhe kjo ndikon te një pjesë e njerëzve.
Unë në daljet e mia publike një thirrje kam bërë. Kushdo që ka një pakënaqësi për të shprehur le të dalë atë ditë dhe ta shprehi.
Kanë ngelur edhe 8 ditë. Ne duhet të jemi të gjithë në terren. Sot grupi i PD zhvilloi mbledhjen e parë në PD, pas kaq kohësh. Duket si formalitet, por është një hap i madh, drejt bashkimit të të gjithë strukturave të opozitës.
Tani që Berisha është në ato kushte që është, duhet të bëjmë 10 herë më shumë. Berisha është me ne, por duhet të dhjetëfishojmë punën tonë që më 20 shkurt t’i tregojmë kujtdo, që ne nuk pajtohemi me më diktaturën.