Connect with us

Politike

Edi Paloka: “Non grata” e Berishës ka rënë

Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike, thotë se me ardhjen në pushtet të Donald Trump në SHBA do të ketë zhvillime të tjera në Shqipëri përpara zgjedhjeve.
“Deri para zgjedhjeve do të ketë zhvillime të tjera, sepse po e shikoni që këtë herë Donald Trump e ka nisur me vrull.
Nuk e kam vetëm te “non grata” e Sali Berishës, pasi ajo praktikisht ka rënë me deklaratat që janë bërë. Ajo do të ishte një plus sepse vërteton gjithçka që kemi thënë”, deklaroi Paloka
“Trump ka thënë që gjithë grupet e lidhura me narkotrafikun do të shpallen grupe terroriste. Të jeni të bindur që nuk ka në Europë një vend tjetër kaq të lidhur dhe kaq të kontrolluar nga narkotrafiku sa Shqipëria.
Me këtë punë do merren shumë zyrtarë. U tha për ish-ambasadoren se ishte e përfshirë në afera korruptive, kështu që këmbana ka rënë për disa”, shtoi Paloka.

Advertisement