Kosova
Edita Tahiri: Kosova, platformë me vija të kuqe për bisedimet me Serbinë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri nuk pret që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja finale në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kemi një qeveri të paaftë, amatore, të pavetëdijshme, që nga mosdija krijon tensione dhe arrogancç. Me këtë qasje nuk arrihet marrëveshja finale” – tha Tahiri
Ajo gjithashtu vlerësoi se do të ketë dinamizim të procesit të dialogut dhe theksoi se Kosova ka nevojë për platformën shtetërore me vija të kuqe. Ajo vlerësoi se Kurti duhet të takohet me partitë opozitare parlamentare, të bisedojë për këtë çështje dhe të jetë e sinqertë me ndërkombëtarët.
Gjithashtu, Tahiri pret dinamizim të procesit të dialogut në Bruksel dhe përmendi interesimin e Bashkimit Europian që kjo çështje të ecë përpara. Ish-kryenegociatorja e Kosovës, vlerëson se plani franko-gjerman, Traktati Elyse, si dhe njohja de-juro, janë elemente që mund të bëhen bazë për arritjen e një marrëveshje që mund të pranohet nga Kosova dhe Serbia.