Connect with us

Politike

Edith Harxhi ka hallin e vulës jo të humbjes

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga posti i drejtuesit të komanduar të partisë demokratike, ka ardhur edhe reagimi i parë nga grupimi i Berishës.

Edith Harxhi ka reaguar menjëherë me anë të një postimi në Facebook, ku kërkon që vula e PD, të kthehet në selinë e Partisë Demokratike, ku për momentin është vendosur i gjithë grupimi i demokratëve që mbështesin Sali Berishën.

“Tani që Enkelejdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, JoridaTabaku GazmendBardhi dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!”, shkruan ajo.
Advertisement