Politike
Edith Harxhi: Ka shumë votues të PS që janë zhgënjyer nga Rama, tani do të votojnë PD-në

Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Editha Harxhi është shprehur se gjatë punës së saj në fushatë ka takuar shumë të majtë, të cilët janë shprehur se do të votojnë PD-në dhe numrin 1, sepse janë zhgënjyer nga Edi Rama dhe ekipi i tij.
‘Ky është një nivel më i rëndë se ai i grave kur ishin pjesë e byrosë politike, apo komitetit qendror deri në vitin 1989-90. Të paktën ato ishin vetvetja, kurse këtu edhe shtiren në një farë mënyrë. Me digjitalizimin janë digjitalizuar edhe vetë si individ dhe nuk sjellin absolutisht asnjë gjë të re. Ato sjellin budallikun e tyre, kurse për interesin publik janë një gradë shumë e ulët e asaj që mund të presin qytetarët shqiptarë në përgjithësi.
Edi Rama nuk është përfaqësues i PS për mua, ai përfaqëson vetëm sektin e rilindjes dhe në këtë sekt, ai ka mbledhur pikërisht këta rilindas të tjerë të cilët nuk thonë asgjë të re dhe këtë e shoh në terren përditë. Ka shumë të majtë, të cilët me thonë se do të votojnë djathtas, do të votojnë numrin 1, sepse të majtët janë të tejngopur me këtë histori dhe ata nuk besojnë më, tek forca e tyre politike, tek bjerrja e forcës politike.
Këta nuk përfaqësojnë as një pjesë të atij elektorati të majtë që është sot.
Pavarësisht se elektorali i majtë, i cili është stabël në këto vite, ka një pjesë të elektoratit i cili po shkëputet çdo ditë e më tepër.
Unë shoh se edhe ajo pjesa gri e cila është shtuar, ka ardhur si pasojë e mosbesimit që elektorali i majtë ka pasur te PS dhe kanë kaluar në qendër tani dhe po presin ofertën politike, programin politik të PD’, u shpreh Edith Harxhi

