Connect with us

Shkrime

Edmond Tupja tregon pse nuk i thotë Ramës ‘zoti kryeministër’

Edmond Tupja: Atdheu është në rrezik, ka kohë që është në rrezik. Nuk e di është lajthitje e historisë a nuk e di çfarë. Këtu kemi një regjim kreu i të cilit e konsideron vendin si pronë e tij dhe na konsideron ne pra popullin e tij si bujkrobin e tij. Duhet punuar në kuptimin e ndërgjegjes sociale. Teksa dëgjoja lajmet në një program televiziv në një rrjet të persekutuar prej kohësh tha do të flasim si do të mirëmbajmë thonjtë. Kryesorja ishin thonjtë. Unë e kuptoj që janë pjesë e trupit të ndihmojnë të kruash kokën siç e kruan kryeministri se nuk mund ti them zoti kryeministër se është fjalë e shenjtë se tregon se e vlerësojmë atë njeri. Thonjtë janë të rëndësishme për të kruar kokrrën a mjekrën se kështu fillon kruarja e tij nga koka te mjekra dhe poshtë ekuatorit të trupit njerëzor. Kjo gjallesë kërkon të vrasë gjithë gjallesat e tjera dhe po të mos e sensibilizojmë opinionin publik për dramaticitetin e situatës ku ndodhemi e ardhmja do të bëhet sa vjen e më e zezë.

Mendoj se për të rritur ndërgjegjen sociale për ta përmirësuar atë për të kuptuar sa e rëndë është situate duhet parashikuar një mënyrë nga teknicienët e PD për të pasur një qasje më pranë qytetarit. Duhet ti nxjerrim nga kjo spirale e fajësimit të kësaj apo asaj partie. Ne pajtohemi me të keqen. Tani nuk është më teoria e gotës së mbushur plotë e gotës së zbrazur. Optimisti thotë ka dhe më keq pesimisti thotë e keqja s’ka fund, ky quhet fatalizëm. Vërej në shtresën intelektuale që ka fatalizëm. Njerëz jemi gabimi është njerëzor, por më mirë të gabosh duke punuar sesa të gabosh duke ndenjur duarkryq. Mund të flas pothuajse pafund për këtë problem por ajo që më shqetëson mua është ndërgjegjja sociale. Duhet punuar me të rinjtë. Sindroma “LBS” larg byrekut tim, LBS është vrastare. Më kujton kohën e mesjetës. Duhet të dalin nga ai lloj izolacionizmi familjar ose fisnor. Duhet ta rrudhosin ballin. Më duket një pikë themelore, ti sensibilizojmë njerëzit, po zhduket kombi, po zhduket gjuha shqipe, kujt t’ja them vetes time. Flasim të gjithë me duar e me këmbë por duhet të flasim me fjalë dhe me zemër.

Advertisement