Kosova
Edward Joseph: Katalizatorët që shuajnë tensionet në veri të Kosovës

Profesori amerikan, Edward Joseph ka komentuar sërish zhvillimet në veri të Kosovës. Në një intervistë për redaksinë në gjuhën anglezë të “Al Jazeera” ai ka thënë se tensionet në Ballkan, përfshirë edhe trazirat në veri të Kosovës zgjidhen kur 4 vendet e NATO-s ta njohin Kosovën shtet.
“E gjithë rrëmuja e Ballkanit, duke përfshirë krizat e njëpasnjëshme në veri të Kosovës, përfundojnë me njohjen e saj nga 4 shtetet mosnjohëse të NATO-s dhe njohja nga Ukraina mund të jetë katalizator” – ka përmbledhur Joseph intervistën e tij përmes një postimi në Twitter.
Joseph edhe gjatë ditës së djeshme ka analizuar tensionet në këtë pjesë të Kosovës dhe e ka quajtur të nxituar deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit për të dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri.
Sipas tij dy gjëra mund të jenë të vërteta: Vuçiç mund të jetë i keq dhe Kurti i papërgjegjshëm, por që sipas tij “fajin e ka Beogradi pasi “Regjimi kriminal në veri sabotoi zgjedhjet e 23 prillit, vazhdoi bojkotin e institucioneve të Kosovës dhe përmbysi në mënyrë flagrante Marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme të Ohrit”.

